AKTUALITETKRONIKË
Tragjedi në Sarandë: 73-vjeçari suedez humb jetën në plazh, dyshohet për arrest kardiak
Një turist suedez 73-vjeçar ka humbur jetën sot në një nga plazhet private në lagjen nr. 1 të Sarandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur Benqt Old Tixer, pasi hyri në ujë, humbi ndjenjat pas disa minutash.
Pushuesit e pranishëm i dhanë ndihmën e parë derisa mbërriti autoambulanca. Megjithëse u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes është një arrest kardiak.