AKTUALITETKRONIKË

Dalin emrat e sherrit masiv në Palasë. Policia: Dy persona janë në kërkim


Një sherr me sende të forta ka ndodhur të shtunën në një disko në Palasë të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia bën me dije se një 42-vjeçar është goditur me sende të forta nga dy persona, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Konkretisht janë shpallur në kërkim Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button