Tragjedi në Divjakë: 61-vjeçari humb jetën pas konsumimit të fotoksinës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gradisht të Divjakës, ku një 61-vjeçar, i identifikuar me inicialet N. K., ka humbur jetën pas konsumimit të dyshuar të substancës toksike fotoksinë.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se shtetasi N. K. u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore të ofruar, ai nuk arriti të mbijetojë.
Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
Në spitalin e Lushnjës, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetsore, shtetasi N. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Divjakë, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.