AKTUALITET

“Engjëll me sytë e bukur”/ Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja në Berat, mesazhi prekës i kolegëve: Ikje e trishtë!


Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31 vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtë, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti. “Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe Angel me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj.
Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.
U prehsh në paqe ?Angel ? me sytë e bukur!!!
Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button