E rëndë në Gjermani/ 32-vjeçarja sulmon me thikë pasagjerët në një autobus, 5 të plagosur
Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një autobus në Siegen të Gjermanisë. Mësohet se autore e dyshuar e krimit është një grua.
Autobusi ishte duke qarkulluar në drejtim të një festë në këtë qytet, kur një grua nxori thikën dhe filloi të sulmonte udhëtarët. Të pesë personat e plagosur janë transportuar në spital ku mjekët po luftojnë për jetën e të paktën tre prej tyre. Agresorja, 32-vjeçare është arrestuar nga policia, ndërsa deri më tani nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, ndërsa ende nuk dihet shkaku i sulmit.
Policia pohon se sulmuesja ka qenë nën ndikim të alkoolit, por shpjegime të tjera për motivet nuk ka. Ky është sulmi i katërt me thika në landin e Renanisë Verirore-Vestfalisë (NRW), brenda shtatë ditësh. Në Solingen një terrorist islamik ka vrarë tre dhe ka plagosur tetë të tjerë. Në Moers dhe në Recklinghausen kanë ndodhur po ashtu sulme me thika, ndërsa policia vrau dy sulmuesit. Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm ndodhi pas masave që ka marrë qeveria e Gjermanisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe vendimin për dëbimin e personave të cilëve iu është refuzuar azili.