AKTUALITETBOTAKRONIKË
U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe “masakrojnë” marokenin, plagosen dhe dy policë
Një ngjarje alarmante ka qenë ajo që është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme.
Të burgosurit shqiptare janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, në atë që ishte një hakmarrje e një ngjarje ku një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur ditën e enjte.
Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe u ngjitën në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit.
Atje ata “mbytën oficerët që po përpiqeshin t’i ndalonin”, vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej oficerëve.