Itali/ Zbardhet dëshmia e anëtarit të ekuipazhit të jahtit që u fundos në Palermo: Zgjova kapitenin, anija u anua, u përpoqëm t’i shpëtonim të gjithë
Itali-Anëtari i ekuipazhit në jahtin e Mike Lynch, Matthew Griffiths ka treguar versionin e tij për fundosjen e jahtit Bayesian në brigjet e Siçilisë me pasojë 7 viktima.
“E zgjova kapitenin kur era ishte 20 nyje (23 mph/37 km/h). Ai urdhëroi të gjithë të tjerët të zgjoheshin”, ka thënë Matthew Griffiths.
“Jahti u përmbys dhe ne ramë në ujë. Më pas arritëm të ngriheshim dhe u përpoqëm të shpëtonim sa më shumë që mundëm. Kapiteni James Cutfield shpëtoi vajzën e vogël dhe nënën e saj”, shtoi ai.
Griffiths, kapiteni i anijes James Catfield dhe inxhinieri i anijes Tim Parker Eaton janë nën hetim nga autoritetet italiane për vrasje të mundshme dhe fundosjen e anijes.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse anija u fundos si pasojë e ndonjë defekti apo nëse fundosja e saj ishte e planifikuar, raportonLa Repubblica.
Anija “Bayesian” 56 metra me flamur britanik ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos – kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe një grua me një fëmijë një vjeçar.