AKTUALITETKRONIKË

E njohu në rrjete sociale dhe e bindi ta takonte/ 22-vjeçari abuzon me adoleshenten ndërsa ishte në arrest shtëpie

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi abuzoi seksualisht me një adoleshente, ndërsa ishte në arrest shtëpie.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas gazetares, Dorjana Bezat, ata janë njohur në rrjete sociale dhe autori e ka bindur 15-vjeçaren që t’i shkonte në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kevin Cungu është i riu që ra në pranga, ndërsa është me precedent penal për plagosjen e Rexhep Xhekjas.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, sipas njoftimit të policisë.

Reklama në FieriWeb

Si ndodhi plagosja në vitin 2020?

Kevin Cungu është autor i plagosjes së Rexhep Xhekjas në lagjen “5 Maji” në Tiranë në vitin 2020.

Teksa kishte dalë bashkë me mikun e tij, Rexhep Xhekja, të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për motive të dobëta dy të rinjtë janë konfliktuar dhe Cungu ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë mikun e tij.

Në lidhje me ngjarjen ai u arrestua në vitin 2021 dhe u la në arrest shtëpie.

Related Articles

Back to top button