AKTUALITETBOTAKRONIKË

“Kam vrarë gjithë familjen time”- Krim i trefishtë në Itali, 17-vjeçari godet për vdekje me thikë prindërit dhe vëllain e mitur! Si i riu tentoi të fshihte ngjarjen duke…


Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thikë dy prindërit e tij dhe të vëllain.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, ku çifti Fabio C., 51 vjeç dhe Daniela A., 49 vjeç, dhe një nga fëmijët e tyre, Lorenzo C., 12 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

17-vjeçari, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, ka rrëfyer në polici se ai vrau babain e tij pasi kishte goditur me thikë nënën dhe vëllain e tij 12-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Djali fillimisht u shpjegoi hetuesve se u zgjua në mes të natës duke dëgjuar britmat e nënës dhe vëllait të tij, që ishin qëlluar për vdekje nga babai i tij. Ai tha se hyri në dhomën e vëllait dhe pa babain të ulur në një karrige me thikë pranë tij, dhe pa trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe nënën në dysheme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në atë moment ai tha se kishte reaguar dhe kishte vrarë babain. Pasi ka kryer krimin, 17-vjeçari ka telefonuar policinë, duke thënë “kam vrarë babin tim, ejani”.

Ky version sipas hetuesve ra, për shkak se 17-vjeçari nuk kishte shenja sherri dhe gjatë analizës së banesës u konstatuan disa mospërputhje me dëshminë e tij.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në përfundim të marrjes të gjatë në pyetje, djali ka ndryshuar më pas historinë e tij, duke pranuar se jo vetëm se kishte vrarë të atin, por të gjithë familjen, pa përfshirjen e personave të tjerë, raporton Ansa.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, 3 viktimat janë goditur disa herë me thikë. Trupi me më shumë lëndime është ai i djalit 12-vjeçar. Për këtë, hipoteza e hetuesit është se i pari që është goditur ka qenë i mituri.

Trupi i tij u gjet nga karabinierët në dhomën e gjumit që ai ndante me vëllain e tij të madh. Në të njëjtën dhomë, ngjitur me atë të prindërve, janë gjetur edhe trupat e babait dhe nënës.

Fqinjët raportuan se ata ishin një familje e qetë dhe e pasur. Ata jetonin në një shtëpi pranë prindërve dhe vëllait të babai 51-vjeçarit dhe se ata nuk dëgjuan asnjë zhurmë gjatë natës.

Related Articles

Back to top button