Policia Rrugore e Fierit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë muajit gusht 2024, janë vënë në pranga 38 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 29 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Kontrollet e shtuara si dhe monitorimi me anë të dronëve kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat, gjatë muajit gusht, janë ndëshkuar administrativisht në total 8221 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅ 4540 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
✅ 567 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅ 978 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✅228 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅ 436 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
✅160 drejtues mjeti për parkim të gabuar.
✅25 drejtues mjeti për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
✅1282 drejtues për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.