AKTUALITETKRONIKË

Po shkonin për të shuar zjarret, aksidentohet automjeti i Repartit Ushtarak! Plagosen gjashtë ushtarë

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të martë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”

Rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me automjetin autobot.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtatë ushtarakë, të gjithë banues në Shkodër.

Të lënduarit janë shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button