AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

FIER/ Gomerët mbeten pa “gra”. Ulje drastike e numrit të partnereve femra. Fermeri: Dikur një kushtonte 5 mijë sot 60 mijë


Hasan Xhaja nuk e kishte imagjjnuar veten fermer e aq më pak të gomaricave. Vite më parë atij ju desh të gjente qumësht gomarice për vete, por në vend të tij, bleu një gomaricë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Më thanë që të pija qumësht gomarice pasi kisha një problem shëndetësor. Thash pse mos të blej gomaricën e ta kem qumështin. Kështu vazhdoova duke blerë gomarica”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sot tufa e gomaricave ka 25 krerë dhe është e vetmja fermë me njëthundrake në të gjithë rajonin e Fierit. Por kafsha që dikur përdorej për punë, tani është e vështirë të gjendet.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Kërkoj po është e vështirë t’i gjesh, janë zhdukur vetëm pleqtë ne fshatra të thellë që kanë mbetur vetëm kanë ndonjë”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vitet e fundit këto kafshë të urta janë bërë të famshme për qumështin me vlera kurative duke bërë që edhe cmimi i tyre të dhjetëfishohet. Hasani thote se ben kerkime, mban kontakte, per të mesuar nese ndonje goamrice del ne shitje.

“Unë po i grumbulloj, si unë ka edhe dy të tjerë, jemi tre në të gjithë vendin ferma me gomarica, dikur e blije një gomaricë për 50 mijë lekë të vjetra tani ka shkuar 600 mijë lekë dhe nuk e gjen”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

 Megjithë vështirësitë, është nje investim i mire, me pak kosto duke qene se kafshet njethundrake vecanerisht gomaricat ushqehen kryesisht me shkurre dhe gjembaçe.

Nga viti në vit numri i gomaricave ulet mesatarisht me 60 krere sipas të dhënave të shërbimit veterinar në bashkinë e Fierit.

Mbarështimi i kafshëve njëthundrake është një aktivitet I ri në blektori dhe ende  nuk parashikohet në skemën e mbështetjes nga shteti për bujqësinë.

Related Articles

Back to top button