AKTUALITET

Klaus Haxhiu, 21-vjeçari nga Lushnja i Zhdukur në Gjermani Pas Arratisjes nga Spitali Psikiatrik – Familja Bën Apel për Ndihmë


Klaus Haxhiu, 21 vjeç nga Lushnja dhe me banim në Tiranë, rezulton i zhdukur që prej datës 22 gusht të këtij viti. Ai dhe vëllai i tij vendosën të emigrojnë drejt Gjermanisë në fillim të gushtit dhe u vendosën në Hannover. Më 15 gusht, dy djemtë folën për herë të fundit me nënën e tyre, Blerinën, përmes një video-telefonate, nga e cila është shkëputur dhe fotoja e fundit e Klausit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas kësaj, komunikimi është ndërprerë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po atë ditë, vëllai i madh i Klausit është arrestuar nga policia gjermane dhe aktualisht ndodhet në burg, ndërsa pritet të kthehet në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ndërkohë, Klausi është zhdukur. Familja ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Gjermani dhe ka denoncuar humbjen e tij duke treguar se ka probleme dhe është i pavetëdijshëm për veprimet që kryen. Pas kësaj autoritetet gjermane e kane kapur më datë 22 gusht dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar, e kanë shtruar në një spital psikiatrik. Megjithatë, ai është arratisur nga psikiatria po atë ditë dhe që atëherë nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Familja e tij mbetet në ankth për të gjetur ndonjë gjurmë apo informacion që mund të çojë në gjetjen e Klausit.

Apeli i nënës:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përshëndetje, Kam nevojë për ndihmën tuaj, për të shpërndarë foton e djalit tim Klaus 21 vjeç, me të cilin kam humbur kontaktet në dt 15 gusht lu ai ndodhej ne Hannover te Gjermanise. Pas denoncimit tim për humbjen e tij dhe pasi i janë shfaqur probleme me shëndetin mendor djalit, autoritetet e kanë kapur në dt 22 dhe e.kane çuar në göttingen von-siebold-strabe 5, spital psikiatrik por po në dt 22 është arratisur dhe që prej kësaj date nuk kam më asnjë informacion për djalin
Kam bërë dhe denoncim në tr dhe policia ka marre fotot e tij per t’ia dorëzuar Interpolit por ende asnjë rezultat. Dhe dokumentet që është i sëmurë ja kam dërguar vet për të ja treguar dhe atyre ku do nderhynin.

Related Articles

Back to top button