AKTUALITETKRONIKË

Atentati në Don Bosko/ Autorët ndoqën shënjestrën prej disa ditësh, e pritën 30 minuta pranë lokalit dhe… Itinerari që ndoqën pasi qëlluan


Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e së mërkurës në lokalin në “Don Bosko” ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Sipas burimeve, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se autorët e kanë pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kjo tregon se ato ishin të mirë informuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

2 të plagosurit kanë ardhur dhe janë ulur në verandë gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi. Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën. Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur. Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin intinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button