AKTUALITET

Ministri Hoxha mbledh sot strukturat policore, në takim drejtorët e policisë së qarqeve, çfarë pritet


Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë ditën e sotme në orën 10:00 të gjithë vartësit e tij, drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Policisë së Shtetit mbrëmjen e djeshme. Kjo dorëheqje e tij vjen pas dy vitesh në krye të detyrës teksa i hap rrugë garës për drejtuesin e ri të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas kësaj lëvizjeje, kompetencat i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë. Nga ana tjetër, pritet që rrumbullaku të marrë pjesë në mbledhjen e sotme. 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas raportimeve, priten gjithashtu ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Ndryshime priten edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu nuk përjashtohet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button