AKTUALITETKRONIKË

Berat – Arrestohet 65-vjeçari për vjedhje dhe fillojnë procedimet për dy raste të tjera të veprimtarive të paligjshme


Stacioni i Policisë Dimal ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. T., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur 1000 franga, 200 euro dhe një shumë lekësh në autobusin e shtetasit K. K., 46 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë. Paratë e vjedhura u gjetën gjatë kontrollit në banesën e T. T. dhe u sekuestruan si prova materiale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një tjetër ngjarje, Komisariati i Policisë Kuçovë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 48 vjeç, banues në Drizë, pasi u zbulua se prej kohësh furnizohej ilegalisht me ujë nga Qendra Shëndetësore e fshatit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po ashtu, Stacioni i Policisë Poliçan ka referuar materialet në Prokurori për shtetasin L. S., 47 vjeç, banues në Poliçan, i cili u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje nga autoritetet përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Materialet e të tre rasteve i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button