”Më lironi dhëndrin, ka dashur vajza dhe ne ishim dakord”/ Flet nëna e të miturës: Edhe unë jam martuar 12-vjeçe, për ne nuk është problem mosha
Pas deklaratës së të miturës e cila u bë nënë 14-vjeçe, ka reaguar edhe nëna e saj e cila gjithasht kërkon lirimin e 21-vjeçarin.
Ajo shprehet se edhe vet është martuar e mitur, madje në moshën 12-vjeçe dhe kjo nuk është problem për ta.
Teksa thekson se dhëndri i saj duhet të dalë nga burgu, e ëma e vajzës konfirmon se ata kanë qenë ne dijeni për marrëdhënien e çiftit dhe kanë qenë dakord.
Luljeta Jenuzi nëna e të miturës:
‘’Ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord, dua që dhëndri të dalë sa më shpejt.
Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla.
Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë.
Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti’’, shprehet Jonuzi.