Konferenca e Silvinjos/ “Nëse nuk e keni parë Gjeorgjinë, bëhuni gati të shihni ekip të fortë”- Trajneri: Nëse është e nevojshme, do ndryshoj formacionin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të komentuar situatën e ekipit para ndeshjes kundër Gjeorgjisë. Tekniku është shprehur entuziast për situatën e skuadrës e cila po bëhet gati të luajë këtë duel në një stadium të tejmbushur.
Vlerësimi dhe shpresa për ndeshjen me Gjeorgjinë – “Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”.
Përgatitja për ndeshjen – “Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është i fortë, me forcë fizike, edhe Berisha se Laçi ishte vërtetë i lodhur. Për nesër nuk e dimë ende, e vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët”.
Ndryshime të mundshme në formacion- “Pak a shumë është e njëjta përgjigje, se duhet shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë”.
Roli i Bajramit- Prej 1 viti e gjysëm, kemi filluar me Poloninë me skemën 4-3-3, Uzuni ka luajtur si sulmues krahu, tani është si sulmues qendror. E njëjta gjë ka luajtur me Bajramin, ka qenë në krah dhe është spostuar më pas në qendër. Kemi provuar skema të ndryshme. Me Bajramin në fushë, mund të aplikojmë dy skema. Do të vendosim në varësi të lojtarët. Bajrami është më felksibël dhe kërkon hapësira. Nuk po bëjmë prova, i kemi 2-3 mundësitë që funksionojnë, thjesht do të vendosim pas stërvitjes si do të luajmë ndaj Gjeorgjisë.
Kundërshtari – Është bërë një punë e mirë nga stafi. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intesitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre.