AKTUALITETKRONIKË
Vrasja e Gramos dhe Lavdimir Kurtajt! Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka nuk veproi i vetëm
Altin Kuka dyshohet se nuk është autori i vetëm i vrasjes së dyfishtë në Kurjan në Roskovecit.
Mësohet se dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramos Kurtajt 52 vjeç dhe Lavdimir Kurtajt 46 vjeç
Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u vranë sot, rreth orës 14:00 në Kurjan të Roskovecit. Vëllezër u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit.
Ndërkohë, më herët, u vetëdorëzua në polici autori i dyshuar i krimit, 49-vjeçari Altin Kuka.
Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave. Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.