AKTUALITETKRONIKË

I vuri gjobë 30 milionë lekë biznesmenit në emër të një zyrtari të lartë, arrestohet 57-vjeçari


Një tjetër rast gjobvënie në emër të zyrtarëve të lartë është regjistruar në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi i vuri gjobë 3 milionë lekë të rinj një biznesi privat në emër të një zyrtari të lartë vendor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

DVP Lezhë/Finalizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë. 

Përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor, vihet në pranga 57-vjeçari.   

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.  

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi:    

R.M., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Back to top button