AKTUALITET

Hatixhe Brika dhe bashkëshorti i saj humbin patentat pas videove të shpejtësisë në TikTok


TikTokerja shqiptare Hatixhe Brika, e njohur për promovimin e jetës luksoze në rrjetet sociale, nuk do të postojë më video në makinat e shtrenjta për një periudhë të pacaktuar. Dy muaj pasi lavdëroi të shoqin për dhuratën e veccantë që influencerja e njohur Hati Brika, ka humbur “Porsche”-in që ia bleu jashari i famshëm i TikTok-ut

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas burimeve mediatike, 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojku, u janë hequr patentat pasi kanë publikuar video ku tejkalonin normat e lejuara të shpejtësisë në zonat e banuara, duke marrë miliona shikime.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë, policia i ka ndëshkuar me heqje patente dhe gjoba të larta: Brika është penalizuar me heqje patente dhe një gjobë prej 20,000 lekësh, ndërsa bashkëshorti i saj me heqje patente për 6 muaj dhe një gjobë prej 40,000 lekësh.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

NJOFTIMI I POLICISË

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button