AKTUALITET

Prifti nga Elbasani në një marrëdhënie hom*sek*uale, ZBARDHEN bisedat e rënda


Një ‘chat’ mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për ta bërë të qartë. Asgjë kundër një raporti intim mes dy personave të së njëjtës gjini. Zgjedhja e tyre nuk mund të na bëjë paragjykues, aq më tepër që qasja e jonë ndaj komunitetit LGBT+ ka qenë gjithmonë korrekte.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Diskutimi që hapet në rastin që do ju sjellim është tek hipokrizia e një personi, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Duhet të kujtojmë se raste të klerikëve abuzues të dhënë pas veseve, ka me mijëra në të gjithë botën. Por deri tani, Shqipëria, fatmirësisht është jashtë kësaj harte të zezë.

E ndërsa abuzimet me të mitur janë pjesa më e errët dhe ende jo e zbardhur e klerit, këto lloj lidhjesh me sfond homoseksual, janë disi më të gjurmueshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Si në rastin e At Nikolla Xhufkës, prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, por që ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët

Por ndonjëherë heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin tonë, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale.

Videoja e publikuar nga emisioni Piranjat ne Syri.Tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button