Bardhi dhe Noka në Fier: Qytetarët u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka nisur takimet si drejtuesi i qarkut të Fierit ditën e sotme.
Bardhi i shoqëruar nga deputetët Flamur Noka dhe Luan Baçi, është takuar me strukturat e degës së PD në Fier, si edhe qytetarët e zonës.
Teksa ka ndarë disa pamje nga diskutimi më demokratët, Bardhi shprehet i inkurajuar dhe falenderues nga mikpritja.
Ndër të tjera ai thekson se gjatë gjithë këtyre viteve qytetarët e këtij qarku janë përballur me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor.
“Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndryshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet”, shprehet ai.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës.
I inkurajuar dhe falenderues nga mikëpritja dhe energjia që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.
Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet.
Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor.