AKTUALITETFIERI YNË TV

15 vjeçarja në Mallakastër bëhet nënë, gazetarja tregon detaje: Ishte dita e parë e shkollës, u kthye në shtëpi dhe lindi në tualet


Një vajzë 15 vjeçare nga Mallakastra, është bërë nën për herë të parë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ka ndodhur këtë javë dhe detajet janë të pakta, për shkak se familja dhe autoritetet janë përpjekur ta mbajnë rastin të izoluar, duke u kujdesur së pari për shëndetin e 15 vjeçares.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vajza dhe vogëlushja që ajo ka sjell në jetë vetë, në kushte shtëpie, fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. E mitura qëndron ende në Spitalin e Fierit, por nuk ka pranuar të rrisë fëmijën, por ta dhurojë atëIshte dita e parë e shkollës për të , kur u kthye në shtëpi dhe lindi e vetme ndërsa bënte banjë. 

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Nëna e saj e gjeti  vajzën  të lidhur me kordonin e bebes të sapo lindur. Në kushtet e një tronditjeje emocionale ajo njoftoi infermieren dhe mjekun e fshatit të cilët pas dhënies së ndihmës I dërguan në maternitetin e qytetit Fier me ambulancë. Në maternitet ajo u sistemua në repartin e të sapolindurave dhe bebja u vu nën kujdes.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në një dhomë me dy krevate lehona 15 vjeçarje rri e mbledhur kruspull, një fytyrë fëmije me trupë nëne të re, me gjinjtë që pikojnë qumësht. Por ajo ka vendosur, sa mund të ketë vendosur në kushtet që gjendet, të mos e afroj beben po ta japi në një familje, ne nje familje, thotë dhe përhumbet me shikimin në muret e dhomës ndërsa bluza e lagur nga qumështi pikon”, tregon gazetarja Laureta Roshi.

Ajo rrëfen dhe momentet e para të së ëmës, e cila e gjeti vajzën në tualet duke lindur, ndërsa pa edhe “zërat e turpit” nga të afërmit që shkuan në shtëpi.”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E ëma e vajzës ndien faj shumë faj që s ka arritur të kuptojë vajzën e saj, ndërsa ka përballuar një mentalitet të egër paragjykimi në momentet e lindjes. Kujton vetëm trupin e ngrohtë të bebit, kordonin që e bashkonte me të bijën dhe këmbët e njerëzve të afërm që shkelnin mbi gjakun në dysheme. Mbi gjakun e Vajzës sime vinin zëra turpërues për të si nënë…”, tegon gazetarja.

Vajza 15 vjeçare nga një prej fshatrave të Bashkisë Mallakastër, ka treguar edhe emrin e babait të foshnjës, i cili është një i ri po nga fshatrat përreth, që në këtë periudhë të vitit është në emigracion për punë sezonale.

“Lehona e mitur pohon se ndihet e lodhur, dhe pse ka treguar babain “e prezymuar”, thotë se ka ndërprerë kontaktet me personin dhe se ajo e solli në jetë fëmijën e saj për ta dhuruar. Flet pak shumëpak, ka një qetësi  të frikshme rreth saj, e ka mbajtur vete të gjithë barrën e shpirtit dhe pse ka një shoqe banke qe e do fort dhe një mësuese fizike që e bën të shkoj, me gezim në shkollë, kjo është bota e saj e shpëtuar.

Policia ka nisur hetimet, lehona është ndjerë nën trysni nga pyetja mbi kontaktet seksuale dhe shumë e gjykuar nga rrethi I jashtëm familjar. Familja e saj e vogël, më babain emigrant dhe nënën që punon gjithë ditën larg saj, po e mbështet atë ndërsa fëmija do të lihet në një qendër”, vijon rrëfimin Laureta Roshi.

Nëna e 15 vjeçares dhe tashmë gjyshja e vogëlushes së sapoardhur në jetë, e pagëzuar me emrin Jona, thotë se ajo do t’i qëndrojë pranë në çdo moment së bijës, e madje më vonë mund të marrë edhe mbesën të jetojnë bashkë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button