Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona në Malësinë e Madhe. Identifilohet autori i plagosjes së dyfishtë.
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Mësohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lul Rakaj.
Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë transportuar në spital.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të ngjarjes.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.