AKTUALITETVIDEO

Rrëmbehet vajza e vogël në një market në Tiranë? Gruaja e mban për dore dhe e nxjerr jashtë


Një rast tepër i dyshimtë për rrëmbim të një vajze të vogël ka ndodhur në zonën e Rrugës së Barrikadave në një Big Market.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zonja ka biseduar me vajzën e vogël që duket në video dhe ka dalë jashtë me të. Më pas ka shkuar nëna e vajzës jashtë dhe bashke me zonjën, që duket në video kanë hyrë sërish në market. Zonja nuk është identifikuar ende dhe po punohet nga policia për ta identifikuar dhe marrë në pyetje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia ende nuk është e bindur nëse kemi të bëjmë me një tentativë rrëmbimi, por prindërit kanë bërë një denoncim për tentativë rrëmbimi, por mbetet të merret zonja në pyetje.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Njoftim i Policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button