AKTUALITETPOLITIKË

Samiti për Sigurinë Industriale, Balluku: Shqipëria ka përafruar angazhimin e ri të industrisë së mbrojtjes së NATO-s


Për herë të parë në Tiranë u zhvilluan punimet e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, me përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj tha se është thelbësore të ndërtojmë qëndrueshmëri kibernetike kombëtare dhe të krijojmë bashkëpunim të fortë me aleatët dhe me partnerët tanë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nëse ka një fushë më specifike në të cilën asnjë nga ne nuk bën dot i vetëm, padyshim kjo është siguria. Luftërat e sotme zhvillohen jo vetëm në fushëbetejë me armë konvencionale, por dhe në hapësirën kibernetike, ku infrastruktura kritike, linjat e furnizimit dhe industritë e mbrojtjes janë objektivat e tyre të preferuara”, tha Balluku.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Qeveria Shqiptare, theksoi Balluku, mbetet e angazhuar për të forcuar sigurinë përmes partneriteteve me aleatët tanë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, e ka kuptuar kërkesën strategjike për krijimin e një industrie të fortë të mbrojtjes për të zbatuar strategjinë e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s. Si rezultat, Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes”, tha më tej zëvendëskryeministrja.

Në këto kushte, sipas Ballukut, vihet re qartazi kalimi i Shqipërisë nga një konsumator i sigurisë në një ofrues sigurie në rajon.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Grupi Ndërkombëtar i Punës për Sigurinë Industriale ka mision të promovojë, përmirësojë dhe harmonizojë praktikat më të mira të përbashkëta ndërkombëtare të sigurisë industriale për të mbrojtur informacionin e klasifikuar.

Related Articles

Back to top button