AKTUALITET

“Lajm shokues”- Berisha mban një minutë heshtje për vdekjen e Gerti Bogdanit dhe mbyll konferencën me gazetarët: Ka qenë personalitet i shquar në PD! Dy ditë më parë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen  nga jeta të ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani.

Berisha tha se është një lajm shokues, si rrufe në qiell të hapur, teksa shtoi se dy ditë më parë e kishte ndjekur në një intervistë në televizion.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndër të tjera kreu demokrat, tha se është një humbje e madhe për PD-në dhe gjithë shoqërinë, duke e kujtuar Bogdanin si një personalitet.

Berisha tha se është një lajm shokues, si rrufe në qiell të hapur, teksa shtoi se dy ditë më parë e kishte ndjekur në një intervistë në televizion.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndër të tjera kreu demokrat, tha se është një humbje e madhe për PD-në dhe gjithë shoqërinë, duke e kujtuar Bogdanin si një personalitet.

Berisha, i cili ishte në konferencë me gazetarët në momentet që mori vesh lajmin e rëndë, kërkoi një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij, ndërsa kërkoi dhe mbylljen e konferencës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së ,më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.

Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë ër shoqërinë Shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”, tha Berisha.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button