AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e ish-deputetit, Edlira Çepani


Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur, ka reguar për humbjen e të shoqit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çepani ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës në ndër të ish-deputetit do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndër të tjera, ajo njofton se ceremonia e varrimit do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkruan ajo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kujtojmë që ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Bogdani po pinte kafe me miqtë e tij në një hotel në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Por, sipas burimeve për Panorama.al, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.

Related Articles

Back to top button