AKTUALITET

“Mjekët u përpoqën për rreth 1 orë ta shpëtonin me aparatura”/ Vdekja e parakohshme e Gert Bogdanit, gazetarja: Nuk vuante nga zemra


Mjekët u përpoqën për rreth një orë të shpëtonin Gert Bogdanin sot kur mbërriti pa ndjenja në QSUT, por ish-deputeti demokrat nuk mbijetoi dot.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gazetarja Alma Demiraj raportoi për “Shqipëria Live” në Top Channel, se 44-vjeçari pësoi arrest kardiak në një sallë konferencash në Tiranë, më pas është transportuar në spital në gjendje të rënduar, por nuk shpëtoi dot.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ish deputeti i PD-së Gert Bogdani, rreth orës 11:30 ka qenë një një konferencë në një hotel në Tiranë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, është transportuar në urgjencën e spitalit por me gjithë përpjekjet e emergjencës, nuk mbijetoi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ka ardhur në gjendje shumë të rënduar, është bërë përpjekje duke asistuar me aparatura rreth një orë por ka qenë e pamundur por ka qenë e pamundur. Mësohet se Gerti nuk ka pasur probleme të tjera kardiake, diagnoza momentale është arrest kardiak respirator. Nuk ka vuajtur më herët e as ka pasur problemet kardiake, por ka qenë gjithçka e menjëhershme“-raportoi gazetarja Alma Demiraj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button