AKTUALITETBOTALIFESTYLE & SHOWBIZ

Diddy ishte ‘po aq i keq sa Epstein,’ thonë hetuesit që panë kamerat, dhomat e sek*it në Miami


Të tjera detaje të rënda janë publikuar nga ato që janë quajtur “dhoma seksi” në vilën e reperit amerikan Sean “Diddy” në Miami, teksa një burim i hetimeve federale e quante muzikantin trafikant, “po aq i keq sa Epstein.”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një prej oficerëve që ishin në bastisjen e baneses së Diddy në Florida tha se disa dhoma ishin të krijuara vetëm për seks, të mbushura me kamera.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nëse ishe prezent në ato festa seksi, si vajzat dhe të ftuarit ishin të regjistruar nga të gjitha këndet”, tha burimi, duke bërë krahasimin me abuzimet e rënda të financierit Jeffrey Epstein që regjistronte të ftuarit e tij të famshëm për të kërkuar më pas favore me anë të shantazhit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Oficeri tha se Diddy gjithashtu drogonte viktimat e tij dhe i detyronte të bënin seks me meshkuj të paguar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Për mua ai është një nivel me Jeffrey Epstein,” tha burimi, për pedofilin e famshëm që besohet se vari veten në burg para gjyqit. “Këto vajza ishin të reja, minorene”.

“Kemi prova se vajzat nuk ishin të lira të shkonin nëse dëshironin, dhe kemi video se disa ishin pa ndjenja kur meshkujt bënin seks me to”, shtonte zyrtari paemëruar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Diddy Combs mbante videot që konsideronte “sensitive, turpëruese ose inkriminuese” pa dijeninë e viktimave të tij, me qëllim t’i përdorte si mjet shantazhi për të siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe heshtje të viktimave.

Combs u arrestua pas një serie akuzash nga dhjetra vajza që ai kishte abuzuar kur ishte muzikant e producent ifamshëm në vitet 1990-të e 2000-të, shkruan New YorkPost.

Related Articles

Back to top button