AKTUALITETARSIMIFIERI YNË TV

Fier, më shumë nxënës në arsimin profesional! Teknologjia e Informacionit, më e preferuara nga vajzat


Arsimi profesional promovon aftësimin e vajzave në profesione të cilat gjithnjë e më shumë kërkohen nga tregu i punës. E tillë është Teknologjia e Informacionit në shkollën e mesme “Petro Sota” të Fierit, ku këtë vit janë regjistruar më shumë vajza se vitin e kaluar. Nxënëset na tregojnë arsyet pse nuk kanë shkuar në gjimnaz por kane ardhur në shkollë profesionale:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“E kam zgjedhur se mund të punësohem direkt pas shkollës se mesme. Degën e Informatikës e zgjodha se ka punë por dhe më pelqen si profesion”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndryshe nga vajzat, djemtë vazhdojnë të zgjedhin degët tradicionale si Mekanikë, Transport, Elektroteknikë, Nxjerrje e Perpunim Nafte.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Dua të punoj në kompani nafte. Më pelqen shumë, por s’do mbetem teknik do ndjek universitin për inxhinier”, thanë ata.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në vitin e parë janë regjistruar 231 nxënës në 6 drejtimet që ofron shkolla e mesme profesionale “Petro Sota”. Numri është rritur në të gjitha degët, krahasuar me vitin e shkuar.

“Këtë vit kemi 15 për qind më shumë nxënës se vitin e kaluar”, tha drejtoresha e shkollës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sipas një analize nga stafi drejtues, rreth 30% e nxënësve që përfundojnë studimet në këtë shkollë vazhdojnë arsimin e lartë, ndërsa 70 për qind gjen menjeherë punë në përfundim të arsimit profesional./ shqiptarja.com

VIDEO

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button