Aksident Tragjik në Fier: Automjeti Godet Një Këmbësor, Viktima Ndërron Jetë
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën Skënderbeu të qytetit të Fiert.
Një automjet ka përplasur për tokë një qytetar të moshuar i cili po tentonte që të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
I plagosuri është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit por që më pas ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital gjat rrugës. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e më pas do të tërhiqet nga familjarët.
Në vendngjarje ka mbrritur policia e qarkullimit rrugor por dhe ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend brenda 24 orëve. Vetëm një ditë më parë, në të njëjtën rrugë, katër automjete u përplasën me njëra-tjetrën, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Policia po heton shkaqet e këtyre incidenteve të përsëritura në këtë zonë.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 – vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi I B, ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.