AKTUALITETKRONIKË

DETAJE TE REJA nga shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, flet fqinji i 32-vjeçarit: Dolëm jashtë kur dëgjuam shpërthimin, i cili ishte shumë i fuqishëm.


Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kryefamiljari Filip Dodaj, 32 vjeç, jeton me bashkëshorten dhe babanë e moshuar, ndërkohë që dy fëmijët i ka në Itali.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, një fqinj i familjes, Tonin Dodaj, ka treguar se kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit kur ka ndodhur.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ai ka thënë se ka dalë jashtë kur dëgjoi shpërthimin, i cili ishte shumë i fuqishëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Kam qenë brenda, 8:10 ka qenë ora. Ishte zhurmë e fortë. Menduam se ishte dinamit. Doli e gjithë lagja jashtë. Thamë mos ishte ndonjë bombol gazi, ndonjë cisternë. Filipi nuk ishte në shtëpi. Ndjemë erën pastaj. Filipi nuk ka probleme me asnjë, edhe policia e pyeti. “Nuk kam gjë” i tha. Kamerat janë të banesës së Filipit, se ka frigoriferin e peshkut”, tregoi ai.

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

Related Articles

Back to top button