AKTUALITETPOLITIKË

“Shqipëria, viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani”, Rama nga selia e OKB: Po shfrytëzojmë AI për negociatat e anëtarësimit në BE


Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB-së në Nju Jork, ka folur në lidhje me teknologjinë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike. 
Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani.

Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë.

Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar!

Related Articles

Back to top button