AKTUALITETKRONIKË

Kapen 66 kg drogë në anën malazeze të kufirit, trafikantët arratisen në Shqipëri, vijojnë kërkimet


Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë lëndë narkotike në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit. Lidhur me këtë operacion mësohet se 2 persona të paidentifikuar kanë arritur të largohen drejt Shqipërisë. Ata dyshohet se ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë ekipet policore, kanë lënë çantat, për t’u rikthyer drejt territorit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore kanë gjetur tre çanta me 119 pako marijuanë me peshë rreth 66 kilogramë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. Ndërkohë Policia shqiptare është në kërkim të dy personave të arratisur dhe për gjithçka është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Policia shqiptare është në kërkim të personave, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë”,thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”
Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button