AKTUALITETKRONIKË

Dosja Nr.26 e “Toyota Yaris” fut në pyetje prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë. Shërbimet inteligjente po monitorojnë këtë hetim,u kërkua nga Belgët


Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme, mësohet të jenë marë në pyetje lidhur me një hetim që mban Nr.26, në të cilin është arrestuar Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërsa për këtë çështje 3 të tjerët biznesmeni Astrit Vladi, ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Erjona Dautaj dhe avokati Radovan Çela, janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Veprimet proceduriale në marjen në pyetje të njerëzve të Drejtësisë, duke përfshirë dhe individë në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës, por edhe atë të Vlorës, janë duke u kryer nga prokurori i SPAK, Klodian Braho.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Gjatë kësaj kohe SPAK ka kryer verifikime brenda vetes, për shkak të një serie të gjatë bisedash, të zhvilluara në “Sky” nga persona të tretë, të cilët pohojnë se kanë paguar euro tek prokurorë dhe gjyqtarë, në këmbim të zgjidhjes së problemit me Drejtësinë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Krahasimi i dëshmive me bisedat e zbardhura në “Sky” dhe me prova të tjera shtesë, do të sillte prokurorin Braho të dilte në një konkluzjon përfundimtar mbi kolegët dhe ish-kolegët e tij.

Ndërsa gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se ky hetim tashmë po monitorohet dhe nga shërbimet e inteligjencës, pasi dosja ka marë spunto pikërisht nga kodet “Sky” të mbëritura në Shqipëri nga autoritet e Drejtësisë Belge.
Prokurorët Belgë, zbuluan se dështimi i hetimit të dosjes “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milion euro, ka erdhur si pasojë e vendimarjes së gabuar dhe korrupsionit tek zyrtarët e lartë të prokurorisë dhe gjykatës në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për këtë çështje në 19 Tetor 2021 Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “Mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 1 vit burg, ndërkohë në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Kurse akuzat për Alfred Vladi, Alban Mollaymeri, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, u pushuan nga gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button