AKTUALITET

Uji i detit shpërthen makinat elektrike gjatë përmbytjeve të uraganit në SHBA


Automjetet e përmbytura nga uji i detit pas uraganit në Florida po trajtohen tashmë si ‘rrezik zjarri’ nga autoritetet, pas disa shpërthimeve të baterive, pas tragjedisë që la shkatërrime të gjera dhe dhjetra viktima be SHBA.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zyrtarët po nxisin të evokuarit që kanë lënë automjete elektrike ose makina golfi në ndërtesa t’i raportojnë ato ose t’i zhvendosin nëse munden.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Uji i kripur i detit mund të jetë reagues ndaj kimikateve të baterive duke bërë që ato marrin flakë, shkruan rrjeti britanik Metro.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Operacionet e ndihmës ndërkohë vijojnë në zonë dhe autoritetet thonë se duan të reduktojnë rreziqet e mundshme të shkaktuara nga bateritë e automjeteve elektrike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Grupeve të shpëtimit u është udhëzuar të mos zhvendosin mjetet elektrike të përmbytura por të kërkojnë skuadra të specializuara për ndihmë.

Shtetet amerikane të Florida, Georgia, North Carolina, South Carolina, Alabama e Virginia kanë shpallur gjendje emergjence pas uraganit shkatërrimtar që përfshiu juglindjen e SHBA.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

https://metro.co.uk/video/embed/3279987
Rreth 90 njerëz kanë humbur jetën tragjikisht dhe mijëra janë ende pa energji elektrike.

Stuhia ka shkaktuar miliarda dollarë dëme dhe mund të renditet mes eventeve më shkatërrimtare në SHBA.

Karolina e Veriut u prek më rëndë me shkatërrimin e dy qytezave dhe 25 njerëz të vrarë.

Presidenti Joe Biden shkoi sot të vizitonte zonat e prekura dhe aprovoi programe ndihme për zonat, shkruan rrjeti Metro.

Related Articles

Back to top button