Sulmi i Iranit, Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet
Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.
Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare.
Deklarata, e cila u lëshua pas fillimit të sulmit iranian ndaj Izraelit, tha: “Ata rishikuan gjendjen e përgatitjeve të SHBA për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”.
SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim, siç thotë, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.
Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.