AKTUALITETKRONIKË
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Fier/ Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, plagoset drejtuesja
Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja. Shtetësja Lejdi Dajana Xhaferaj, duke drejtuar automjetin e markës “Peugeot” me targë AB029HX, në aksin rrugor ‘100 vjetori’ ka humbur kontrrolin e automjetit dhe për pasoë ka dal nga rruga duke përfunduar në kanal.
Nga ky aksident, e reja ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nga ambulance, e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrëfiksit që ndihmuan për ta nxjerrë të renë nga makina. Policia është duke kryer veprimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit.