AKTUALITET

“Dyshoj se është femër, më kërkoi 4 mijë euro”, shantazhohet ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Kapllanaj: Më dërguan video dhe…


Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat thotë se janë të modifikuara.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kapllanaj deklaron se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij. Gjithashtu ish-kryebashkiaku shton se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

POSTIMI I PLOTË:

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet. E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”
"Dyshoj se është femër, më kërkoi 4 mijë

Pas denoncimit ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka folur për News24.

Ai ka pohuar se ndihet i indinjuar nga veprime të ulëta të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët tentojnë t’i prishin imazhin.

“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër ka thënë Kapllanaj dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak ka theksuar ish- kryebashkiaku, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar Kapllanaj.

I kontaktuar nga News 24,  Agron Kapllanaj, ka pohuar se ndihet i indinjuar nga veprime të ulëta të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët tentojnë t’i prishin imazhin.

“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër ka thënë Kapllanaj dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak ka theksuar ish- kryebashkiaku, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar Kapllanaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button