AKTUALITETKRONIKË

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, gjashtë të plagosur jashtë rrezikut për jetën dërgohen në spitalin e Fierit


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh, ku një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur. Për pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Tre autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas burimeve paraprake, të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button