AKTUALITETKRONIKË

Policia e Vlorës nis hetimet ndaj mjekes për vdekjen e foshnjës 5-ditëshe në maternitet


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nisur procedimet penale për disa ngjarje të ndodhura në datat 3 dhe 4 tetor 2024. Një prej rasteve më të rëndësishme lidhet me një mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e cila po hetohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Mjekja 53-vjeçare, shtetasja I.C., dyshohet për neglizhencë pas vdekjes së një foshnjeje 5-ditëshe, lindur nga shtetasja S.H. Hetimet për këtë rast janë duke vijuar nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë ligjore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një tjetër rast, Komisariati i Policisë Sarandë ka nisur procedim penal për shtetasin F.H., i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin I.L., banues në fshatin Dhivër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po ashtu, në Sarandë, një 30-vjeçare, D.B., është kallëzuar nga shtetasja M.L. pas një konflikti fizik për motive të dobëta në lagjen nr. 3. Policia ka nisur procedimin penal për këtë rast.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Delvinë ka arrestuar dy persona nga Saranda, G.T. (22 vjeç) dhe R.O. (38 vjeçe), të cilët dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe pije në një lokal më 4 tetor.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore në Vlorë ka arrestuar shtetasin S.K. (60 vjeç), pasi ai aksidentoi një këmbësore 61-vjeçare në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Vlorë. Këmbësorja ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button