AKTUALITETFIERI YNË TV
FIER/ 80 vjet nga humbja e Heroinës së Popullit, Liri Gero, Duke nderuar kontributin, sakrificën dhe vetmohimin e saj për lirinë e Atdheut!
E lindur më 4 qershor 1924 në Fier, Liri Gero u shqua si një aktiviste e dalluar e rezistencës antifashiste. Më 14 shtator 1943, ajo, së bashku me 68 vajza të tjera nga Fieri, iu bashkua Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesit.
Figura e saj është përjetësuar në vepra letrare dhe artistike, ndërsa monumenti i ngritur në Fier në nder të saj mbetet një dëshmi e respektit dhe mirënjohjes së popullit për sakrificën e saj të madhe për lirinë e Shqipërisë.
Nder dhe lavdi!