AKTUALITETKRONIKË

Efektivja e policisë “fluturon” në autostradë, shtyp për vdekje 51-vjeçarin në Laç, arrestohet në vend

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, i cili ka humbur jetën në spital.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia njofton se: “Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”.

Related Articles

Back to top button