AKTUALITET
U vra në oborrin e shtëpisë me një plumb në kokë, ky është 37-vjeçari shqiptar që ekzekutua në Itali! Dy autorët u larguan me motor
Personi që shihni në foto është 37-vjeçari, Beni Arshiaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Otario të Italisë, nga dy persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (6 tetor), ku i riu shqiptar, babai i dy fëmijëve sapo ishte kthyer në shpi, kur u qëllua me 5 plumba në sy të djalit. Njëri nga plumbat rezultoi fatal për të, pasi e preku në kokë, raportojnë mediat italiane.
Sipas dëshmitarëve 37-vjeçari ndodhej në një furgon kur u qëllua me disa plumba të kalibrit të vogël, por hetimet vijojnë ende.
Në vendngjarje shkoi ambulanca dhe policia, e cila po heton për vrasjen.