AKTUALITET

Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë – rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s’ju kanë asnjë borxh


Argita Malltezi Berisha realisht duhet të ndalojë daljet e saja në media, ku mundohet të na shesë sapunin për djathë, ose minimalisht të dalë në një emision me gazetarë që kanë intelektin e duhur që ta sfidojë atë në argumenta, dhe jo thjeshtë t’i japin platformë që të thotë çfare i do qejfi dhe sikur janë të vërteta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fakti që kjo grua del dhe vazhdon shan dhe ofendon prokurorët e çështjes së pronave të burrit të vet, është një turp që duhet ta bëjë atë të humbë liçencën si avokate. Nëse Argita mendon se është mbi ligjin dhe a trajton sistemin e drejtësisë me këtë lloj arrogance, kjo femër duhet të jetë gjithashtu në SPAK të japë llogari për shumë afera korruptive që ka qenë pjesë vetë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E dyta, fakti që vazhdon dhe jep si argument pse SPAK nuk e çoi çështjen në Parlament (sipas saj se s’kanë prova), flet qartë që s’ka haberin e ligjit, ose e deformon ate si ja do qejfi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

SPAK jo vetëm duhet të jetë super e pavarur nga Parlamenti, por SPAK duhet të investigoj pikërisht ata që kaluan ligjin që deputetët pa aprovim të Parlamentit, nuk mund të arrestohen.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pra, kulmi i korrupsionit është që përveç faktit që këta politikanë të korruptuar kanë përqëndruar të gjithë pushtetin në Parlament, kanë marrë përsiper dhe vetë fuqinë dhe pushtetin që sistemi drejtësisë duhet të ketë në mënyrë të pavarur nga dega legjislative, që është Parlamenti.

Dhe kështu, më shumë flet kjo grua, më shumë të mbushet mendja që këta janë të pafytyrë dhe mundohen të të hedhin hi syve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E dashur Argita, vjet në një kafe me një ish-ministër të babait tënd, dhe përpara se yt shoq të arrestohej për çështjen e kompleksit “Partizani”, personi në fjalë ma shpjegoi këtë situatë shumë thejshtë – problemi nuk është se Albi Malltezi mori pronat e familjes, problemi është që një qeveri e tërë, ajo e Sali Berishës, ndërroi çdo ligj në mënyrë që të aprovonte kthimin e pronave, kur shumë ish-pronarëve të tjerë jo vetëm nuk i ktheheshin, por dhe ata pak që i morën, duhej të kalonin nga zyra jote, të paguanin këstin e radhës, ndërkohë që të tjerët 33 vjet më vonë, akoma presin.

Duhet të ekspozojmë hipokrizinë tënde tashti, se disa nga ne e kanë realisht të vështirë të dëgjojnë gënjeshtrat e tua.

Merr një këshillë miqësore nga unë – rrini në shtëpi me hallet tuaja, e zgjidhini vet problemet me drejtësinë, sepse asnjë shqiptar s’ju ka borxhe, madje jeni ju ata që i keni borxhe ketij vendi, sepse keni 33 vjet që e mbani demokracinë e vendit peng – dhe për këtë do të paguani një ditë.

Related Articles

Back to top button