AKTUALITET

FBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Seminari i zhvilluar nga Programet e Ambasadës Amerikane, kishte si qëllim mbështetjen e institucioneve të pavarura të Shqipërisë, në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhet në llogarinë në Facebook të Ambasadës Amerikane, ndërsa kanë ndarë edhe disa fotot nga takimi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button