AKTUALITET

Ç’po ndodh në Tiranë? Protestuesit e opozitës hedhin molotov drejt selisë së PS, policia hedh gas lotsjellës


Vijojnë përplasjet në protestën e opozitës e cila po zhvillohet në kufijtë e mosbindjes civile në Tiranë. Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu te Kryeministria, që përbënin kordonin te selia qeveritare. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Tensionet kanë zgjatur disa minuta, ndërsa me altoparlant policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunshme. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, deputetët e PD udhëhoqën protestuesit drejt një tjetër marshimi në këmbë, me destinacion selinë e PS-së ku u hodhën flakadanë dhe bomba molotov.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button