AKTUALITETPOLITIKË

‘Shijakun nuk e arrini dot’, Rama-kryetarëve të bashkive: Fokusohuni tek legalizimet. Qytetarëve u duhet kthyer përgjigje në kohë rekord


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit tha se duhet një fokus i veçantë i bashkive tek legalizimet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rama tha se Bashkia Shijak është shembull për procesin e legalizimeve. Ai u shpreh se bashkitë e tjera nuk e arrijnë dot Shijakun, por së paku ‘të konkurrojnë për vendin e dytë’. Kreu i qeverisë nënvizoi se qytetarëve u duhet kthyer përgjigje në kohë rekord.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Edi Rama: Shijakun nuk e arrini dot për legalizimet. Rakip, ti bën shumë gjëra, por Shijakun nuk e arrin dot. Shijaku ka një shpejtësi dhe paraqitje të çdo dokumenti të çdo banori. Nuk po them ta arrini Shijakun. Të paktën të luftoni për vendin e dytë, këtë mund ta bëni. Duhet fokus i veçantë tek legalizimet.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Qytetarëve t’i përgjigjeni në kohë rekord. Platforma e Bashkëqeverisjes është krijuar, që qytetarët ta çojnë ankesën dhe të gjendet përgjigja e saktë për qytetarin. Pse nuk ka asnjë bashki që në ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’ të performojë në nivele të larta. Është bërë punë, por duhet më tepër se kaq.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button